Piloti anglez, Lewis Hamilton ka dominuar garën për Çmimin e Madh të Kinës dhe u shpall fitues.
Mercedes në krye me pilotin anglez, Lewis Hamilton kanë dominuar garën për Çmimin e Madh të Kinës të mbajtur sot.
Në vendin e dytë u rendit Sebastian Vettel me Ferrarin e tij, duke mbetur me pikë të barabarta tashmë me britanikun në klasifikimin e pilotëve, e duke u shfaqur kështu si kundërshtari kryesor për fitimin e këtij Botërori të Formulës 1.
Një sfidë spektakolare në xhirot e fundit ishte ajo mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e fundit në podium, mes Verstappenit dhe Ricciardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit por në kthesën e fundit frenon deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit.
Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein