Maqedonia ngjitet 33 vende, ndërsa Brazili kthehet në krye

Fitoret që Maqedonia arriti në ndeshjet ndaj Lihtenshtainit dhe Bjellorusisë ( e para kualifikuese, ndërsa e dyta miqësore) bën që ky vend të shënoi një ngjitje historike. Ekipi përfaqësues i “kuqeverdhëve” ndodhet, tani, në vendin e 133-të të ranglistës së re të FIFA-s. Kështu, dy fitoret e lartpërmendura të Maqedonisë bën që ajo të realizoi një kërcim historik nga poshtë lart prej 33 vendesh. Maqedonia, tani, ndodhet në vendin e 133-të në listën e mësipërme të FIFA-s, duke bërë progresin më të madh midis të gjithë vendeve të tjerë, gjatë muajit prill. Ranglista e re e FIFA-s solli edhe një ndryshim në krye të saj, pasi Brazili, mbas shtatë vitesh, “rrëzoi nga froni” ekipin rival më të madh të tij, Argjentinën.

sfidanti.al