Reagimi i mediave , në Madrid apo në Katalonjë, ishte i pritshëm. Vetëm kritika, tallje dhe fanfarë funebre pas daljes së Barcelonës ndaj Liga e Kampionëve. Gazeta “Marka” shkruan për një rrëzim të madh, si dhe përmend fjalët e Ksavit se “ky është realiteti ynë”, apo të Pikesë që “ky eleminim cënon krenarinë dhe dhemb”. Kishte 21 vjet që katalanasit nuk largoheshin në grupe nga Championsi. “Lamtumirë e trishtuar, – shkruan “Sport” nga Barcelona, – blaugranët ishin shumë inferiorë ndaj Bajernit”. “Në nivelin zero, – komenton “El Mundo Deportivo”, – mungoi futbolli dhe besimi”. Ksavi thotë se Barcelona nuk e meriton këtë gjë, dhe se sot nis një epokë e re, ndërsa krenaria katalanase preket edhe më shumë nga fakti se Reali po vazhdon në Champions dhe është në formë shumë të mirë.
Sfidanti.al