Abu Dabi është ndryshuar, dhe Hamiltoni mund të ketë epërsi

Pista e mëparshme thuhet se ishte pak më e përshtatshme për Red Bullin sesa kjo që është bërë tani. Flasim për cirkuitin në Jas Marina, në Çmimin e Madh të Abu Dabit, ku do të vendoset këtë të diel fati i titullit kampion në Formula 1. Siç shkruan e përditshmja e Madridit, “Marka”, pista është e tillë që favorizon më shumë Mercedesin, pra Ljuis Hamiltonin. Ajo ka kombinime të pjesëve shumë të shpejta, me kthesa të forta deri në 120 gradë, ku makinat duhet ta ulin shumë shpejtësinë. Zona për parakalim është më e gjatë, pra është më e lehtë të parakalohet, diçka mund të ndihmojë Hamiltonin sepse kohët e fundit Mercedesi ka qenë makinë më e shpejtë.

Sfidanti.al