Diego Simeoni e di fort mirë se detyra e lojtarëve të tij në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Realit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, ndërsa të parën Atletiko e ka humbur 3-0, do të jetë shumë e vështirë, në përpjekjet e tyre për të eliminuar “klubin mbretëror”. “Ne kemi një besim të madh te vetvetja dhe i njohim mirë mundësitë tona. Kur të filloj ndeshja, atëherë, ne do ta shohim realitetin nga afër, por jam i sigurt se lojtarët tanë do të bëjnë gjithçka të mundur, ne duhet të tregohemi të fortë në mbrojtje dhe duhet të shfrytëzojmë të gjithë shanset që do të na jepen para portës kundërshtare..
Kemi shanse, do të luftojmë për finalen dhe emocionet do të na ndihmojnë neve që të bëjmë hapin e madh. Reali është një nga ekipet më të mirë në botë, krahas Barcelonës dhe Bajernit, por, mendoj se nuk është nevoja që unë t’i motivoj lojtarët e mirë, sepse, nëse do ta bëj një gjë të tillë, më mirë të iki!”, vuri në dukje, midis të tjerave, Diego Simeone në konferencën e shtypit para ndeshjes së sotme.
Sfidanti.al