Lionel Mesi, ose koleksionisti manjak i fanelave!

Vështirë të ketë ndonjë të apasionuar që të ketë koleksionin e fanelave të Lionel Mesit. Numri 1 i futbollit botëror e tregoi vetë në rrjetet sociale se çfarë ka arritur të grumbullojë, duke postuar foton e një dhome të tërë të mbushur me bluza të dhuruara gjatë karrierës. Bëhet fjalë për 70 fanela të ndryshme, që nga ato të yjeve të mëdhenj, e deri tek lojtarët pak të famshëm.

Në dysheme, nëpër mure dhe në tavan, gjen pjesë të uniformës së Henrisë, Raulit, Totit, Kasijasit, Nedvedit, Lahmit, Agueros, por edhe të Shabi Prietos së Sociedadit apo Jusef El Arabi të ekipit të vogël Lekhuija nga Katari. Një fanelë me Manuel Lanzininë, që po merrte veten nga dëmtimi vitin e kaluar.

Në koleksion janë shumë fanela të shokëve tek Barcelona si Pike, Suarez, Fabregas apo Dani Alvesh, si dhe të shokëve tek Argjentina, duke përmendur Aimarin, Militon, Di Marinë. Ka bluza të kombëtareve të Spanjës, Italisë, Argjentinës, Uruguajit, Meksikës, Brazilit, Gjermanisë apo Holandës, por jo të Anglisë, si dhe mungon fanela e Kristiano Ronaldos.

Sfidanti.al