Shumica e tifozëve mendojnë se Broja duhet të largohet nga Çelsi

Po flasim për një ekip ku luan elita e botës, ashtu siç ndodh tek Reali, Barcelona, Bajerni, Liverpuli apo Mançester Siti sa për të dhënë disa shembuj. Çelsi i Londrës ka vend vetëm për “ajkën e ajkës” (edhe pse shpesh dështon), e pra një shqiptar si Armando Broja, qoftë edhe i shkëlqyer, do të bënte mirë të provonte fatin diku tjetër. Ky është mendimi i lexuesve të tabloidit “San” (The Sun) në sondazhin e kryer lidhur me të ardhmen e Brojës. Shumica e atyre që votuan, që ishin padyshim tifozë futbolli, mbështetën variantin që Çelsi duhet të marrë paratë dhe të transferojë sulmuesin shqiptar. Ata përbënin gati 62 për qind, ndërsa shumë më pak ishin ata që Çelsi duhet ta mbajë 20-vjeçarin, apo që nuk ishin të sigurt.

Sfidanti.al