Napoli ka një arsye të fortë që beson se mund ta marrë Brojën

Klubi i Serisë A, sipas mediave italiane, synon një dyshe të Çelsit, dhe pikërisht sulmuesin e kombëtares shqiptare si dhe portierin spanjoll, Kepa. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një operacion të vështirë që mund të kushtojë 100 milionë paundë stërlina, pasi Kepa e ka “etiketën” 70 milionë, ndërsa për kartonin e Brojës kërkohen 30 milionë paundë stërlina të paktën. Sidoqoftë, presidenti i Napolit, De Laurentis, ka bërë biznes me londinezët edhe në të kaluarën, kur transferoi Zhorginjon dhe lejoi Sarrin që të largohej, kurse këto dy ditë pranoi largimin e Kulibalit pikërisht për në “Stemford Brixh”. Me gjasë, De Laurentis pret që Çelsi t’i kthejë “nderin” duke gjetur një formulë të pranueshme për Brojën dhe Kepën.

Sfidanti.al