Përgjigja e Levandovskit për Bajernin, tri ditë radhazi shkon vonë në stërvitje!

E pamundur të ndodhte dikur, edhe sepse klubi është tepër i saktë në orar, por edhe sepse vetë sulmuesi polak ka qenë gjithmonë një profesionist i vërtetë. Sidoqoftë kur raportet në “shtëpi” krisen, atëherë askush nuk e ka më mendjen te korrektesa, përkundrazi, shkelja e saj duhet normë. Kështu po bën edhe Robert Levandovski që për 3 ditë me radhë është paraqitur me vonesë në seancën stërvitore të Bajernit. Trajneri Nagelsman natyrisht që nuk ka bërë “zë”, edhe pse e di se kjo gjë nuk duhet të zgjasë shumë, e madje duket se nuk do të zgjasë aspak. Deri nga e diela besohet se fati i Levandovskit do të vendoset e ai duhet të shkojë tek Barcelona.

Sfidanti.al