Nën drejtimin e Pep Guardiolës ka fituar 8 trofe, dhe nuk është aspak gjë e vogël, edhe pse nuk po mundet ta marrë Championsin. Rijad Mahrez është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të Mançester Sitit, njëri nga besnikët kryesorë të trajnerit katalanas, dhe klubi e shpërbleu duke i dhënë kontratën e re 3-vjeçare. Një lehtësim për Guardiolën pasi Mahrezit i kishte mbetur vetëm një vit, por tashmë rinovon dhe vazhdon deri në 2026. Ylli ofensiv algjerian luan për Sitin që nga 2018-ta dhe ka shënuar 89 gola në 189 ndeshje. Nga ana tjetër, nga ekipi largohet mbrojtësi i krahut, Oleksandër Zinçenko. Ukrainasi vlerësohej nga Guardiola, por aktivizohej jo edhe aq shumë, ndaj edhe vendosi të shkonte tek Arsenali për të luajtur më tepër.
Sfidanti.al