Nuk doli pa gjë, por nuk arriti dot maksimumi dhe atë që dëshironte. Njëra nga legjendat amerikane dhe botërore të atletikës, Alison Feliks, mbylli karrierën në Kampionatin Botëror që mbahet në Oregon (SHBA), duke zënë vetëm vendin e tretë dhe duke marrë medalje bronzi. Atletja e famshme 36-vjeçare, që ka fituar 9 medalje olimpike (7 të arta), dhe 19 medalje botërore (13 të arta), konkurroi në stafetën e përzier 4×400 metra në stadiumin “Hejuord Fild” të qytetin Juxhin (Eugene). Kampionë të botës dolën atletët nga Republika Domenikane, ndërsa në vendin e dytë u rendit ekipi i Holandës. Skuadra domenikane dha kohën 3’09”82, e dyta më e mirë në histori, ndërsa amerikanët përsëritën bronzin që fituan në Lojrat Olimpike në Tokio vitin e kaluar.
Sfidanti.al