Do të paguhen 45 milionë euro tani, pastaj do të jepen 5 milionë euro si shpërblime që mund të arrihen lehtë, si dhe kontrata do të jeë 3-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje edhe për një sezon tjetër. Ky është akordi që Barcelona dhe Bajerni arritën mes tyre dhe Robert Levandovski mund të cilësohet tani lojtar katalanas. Përfundon në këtë mënyrë historia e madhe e verës (ajo e Mbapesë u mbyll që në fund të pranverës) dhe kufiri për të cilin ishte folur, u respektua. Bajerni kërkoi që e ardhmja e superyllit polak të vendosej deri të shtunën dhe kështu u bë. Levandovski është 33 vjeç dhe do të jetë me Barçën deri në moshën 36-vjeçare sipas kontratës, madje edhe kur të jetë 37 vjeç, nëse gjërat shkojnë mbarë. Që nga viti 2014, ai ka shënuar 344 gola për Bajernin në 375 ndeshje duke qenë më i miri në histori pas Gerd Mylerit.
Sfidanti.al