Shalke dhe Hamburgu, katastrofa financiare e dy gjigandëve gjermanë

Në këtë vend ekziston një kulturë turpërimi nga procesi i quajtur “falimentim”. Në Gjermani kjo është baraz me një dështim të madh, me një paaftësi që nuk mund të ndryshohet, pra me një dëmtim të rëndë të imazhit. Kjo bën që shumë kompani të fshehin gjendjen dhe të vazhdojnë të bëhen më keq, e kjo ndodh edhe në futboll. Ndonëse gjigandë të tillë si Bajerni apo Dortmundi ia kanë dalë të përballojnë edhe periudhën më të vështirë të pandemisë, sërish ka klube që janë në pikë të hallit. Dy prej tyre janë shumë të shquar, Shalke 04 dhe Hamburgu, që sot ndodhen në kategorinë e dytë. “Blutë Mbretërorë” kanë 217 milionë euro borxhe dhe për më keq kanë humbur 53 milionë euro gjatë sezonit të fundit. Hamburgu është në nivelin e 74 milionë euro borxheve. Nëse mjaft klube më të vegjël kanë qenë të kujdesshëm dhe janë shpëtuar nga paratë e televizionit, kjo nuk mjafton për Shalken dhe Hamburgun. Nuk dihet nëse këta emra të mëdhenj të futbollit gjerman do të arrijnë të mbijetojnë.

Sfidanti.al