Nuk luan në Bundesligë, është në nivele më të ulëta, por kur realizon gjithnjë është kënaqësi e madhe. Fatlum Elezi, lojtari me origjinë shqiptare nga Kosova, shënoi 3 gola për Rot Vajsin e Esenit në fushën e Corbaut (Zorbau) në Oberligën e Jugut. Suksesi ishte 4-0 dhe Erfurti ka 10 pikë duke qenë në krye të renditjes në këtë degë të kategorisë së pestë. Nëse gjithçka ecën mirë, shqiptaro-gjermani 23-vjeçar do të ngjitet në kategorinë e katërt me ekipin e tij.
Sfidanti.al