Seria A, Championsi vendoset në aksin Bergamo-Bolonjë!

Do të jenë dy ndeshje mbi të gjitha, edhe duhet ndjekur gjithashtu ajo mes Napolit e Veronës. Të dielën në mbrëmje, në orën 20:45, do të luhet java e 38-të dhe e fundit e sezonit e Serisë A, ku tre skuadra luftojnë për dy vende në Champions, Napoli, Milani dhe Juventusi. Pas Interit që doli kampion i Italisë, kualifikimin e siguroi Atalanta që do të presë Milanin e që mund ta “djegë”. Nëse Milani nuk fiton, dhe nëse Juventusi merr 3 pikët në Bolonjë, atëherë kuqezinjtë zbresin në Ligën e Europës. Milanezët nuk kanë Zllatan Ibrahimoviçin, por kanë të tjerët, veçse trajneri Pioli do të lerë në stol Romanjolin, Tonalin, Haugen, Brahim Diazin dhe Manxhukiçin. Atalanta ka rezervë Iliçiçin, ndërsa Berat Gjimshiti është titullar.

Tek Juventusi duket se ka fituar avantazh Dibala ndaj Kulushevskit e Moratës. Në stol edhe Bernardeski, Bonuçi dhe Ramsej. Bolonja e Sinisha Mihajloviçit ka mungesa si të pezulluarit Dijks e Soriano, si dhe të dëmtuarit Hikej, Domingez, Danilo. Pra, në Ligën e Europës mund të mbetet ose Ibrahimoviç, ose Kristiano Ronaldo (që në atë rast mund të largohej).

Atalanta-Milan

Atalanta: Golini, Toloi, Romero, Gjimshiti, Hatebër, De Ron, Frojler, Gosens, Malinovski, Zapata, Muriel. Tr. Gasperini

Milani: Donaruma, Kalabria, Kjer, Tomori, Hernandez, Benaser, Kesi, Zelemekers, Çalhanoglu, Leao, Rebiç. Tr. Pioli

Bolonja-Juventus

Juventus: Shezni, Danilo, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro, Kuadrado, Mekkeni, Rabio, Kieza, Dibala, Ronaldo. Tr. Pirlo

Sfidanti.al