Sa i fortë Njukasëlli? Arsenali për herë të parë këtë sezon nuk shënoi në Premier!

Kryesuesit mund t’i kishin merituar tri pikët, por vetëm nëse do të kishin arritur t’i merrnin. Nuk ia doli Arsenali të vazhdonte serinë e fitoreve, dhe humbi shansin të shkëputej 10 pikë në krye të Premier Ligës ndaj Mançester Sitit. Barazimi 0-0 në “Emirejts” do të thotë se kampionët mund të afrohen tani në 5 pikë, nëse fitojnë sfidën e tyre. Edhe pse Odegard apo Saka dhanë maksimumin dhe londinezët ishin pranë golit, ata nuk shënuan. Ishte hera e parë që nuk ia dolën këtë sezon në kampionat pas plot 17 ndeshjeve. Padyshim që sfida ishte e niveleve të larta pasi Njukasëlli është në zonën Champions, dhe konkurreca në ligë këtë sezon është tepër e fortë. “Laraskat” treguan se janë “beton” në mbrojtje, aspak gjë e vogël për një ekip që vjet rrezikoi në një moment të binte nga kategoria.

Sfidanti.al