Lëvizja e tij e preferuar është tek “topçinjtë”, por gjithsesi në futboll nuk mund të bësh parashikime të mëdha. Mihajlo Mudrik është njëri nga talentet e rinj më të vlerësuar në këtë sport dhe për ukrainasin duket se do të ketë një derbi mes Arsenalit dhe Çelsit. Klubi i tij, Shahtari i Donjeckut, ka kërkuar 100 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, ndërsa Arsenali ka ofruar rreth 55 milionë euro plus shpërblime të ndryshme, e tani besohet se do të japin deri në 70 milionë euro. Çelsi, sipas mediave angleze, është gati të ndërhyjë nëse Arsenali nuk do të merret dot vesh me Shahtarin.
Sfidanti.al