Trajneri Julian Nagelsman dëshiron të punojë edhe për të ardhmen, ndonëse prej tij priten rezultate sidomos tani. Për këtë arsye, në skuadrën e Bajernit që po stërvitet përpara udhëtimit për në Katar janë bashkuar 8 lojtarë të rinj. Mes tyre është edhe futbollisti me origjinë shqiptare nga Kosova, Arjon Ibrahimoviç, është edhe “Modriçi i ri”, Lovro Zvonarek dhe 6 të tjerë. Nagelsmani kërkon t’i shikojë vetë dhe pastaj mund të marrë disa prej tyre në Doha gjatë fazë përgatitore dimërore.
Sfidanti.al