Rroga e tij pritet të jetë e njëjta, rreth 40 milionë euro në sezon, ose ndoshta edhe më shumë. Lionel Mesi i ka të gjitha kartat në dorë kur vjen puna tek kontrata e re me Paris SG, pasi ajo që po bën këtë sezon dhe ajo që realizoi në Kupën e Botës me Argjentinën e rritën edhe më shumë legjendën e tij. Superylli me numrin 35 mund të fitojë edhe më shumë para, ndoshta mbi 50 milionë euro apo edhe shumë më tepër në bazë të klauzolave, dhe rinovimi mund të bëhet këtë javë. Madje, flitet që pronarët e Paris SG, që janë sheikë të Katarit, mund të organizojnë një miqësore me Al Nasrin e Arabisë Saudite. Do të ishte një duel Mesi-Ronaldo.
Sfidanti.al