Janë 8 pikë minus me kreun e Serisë A, por sidoqoftë është shumë më mirë sesa -11. Po ashtu, ndjenja është shumë e fuqishme dhe që të jep besim të madh kur sheh se ke mundur ekipin kryesues dhe madje meritueshëm. Interi e nisi shkëlqyeshëm janarin, një muaj që nuk e ka pasur shumë “mik” në të kaluarën dhe mposhti 1-0 Napolin me një gol të të “të paoksidueshmit” Edin Xheko. Sulmuesi boshnjak 35-vjeçar shënoi me kokë në nisje të pjesës së dytë duke konkretizuar epërsinë në raste të zikaltërve, pavarësisht epërsisë së zotërimit të topit nga napolitanët.
Me Lukakun, Xhekon, Barelën e Dimarkon në formë, Interi e kontrolloi ndeshjen dhe tani është në vend të katërt, 1 pikë prapa Juventusit e 3 prapa Milanit kampion. Tashmë, ka nisur një sezon tjetër ndonëse do të duhet vazhdimësi. Megjithatë, fitorja ishte ndaj një rivaleje të madhe, diçka që ka ndodhur rrallë këtë sezon pas humbjeve ndaj Milanit, Lacios apo Romës. Fitore edhe për Milanin me rezultatin 2-1 në Salerno dhe minimale 1-0 për Juventusin në Kremona.
Java 16: Salernitana-Milan 1-2, Sasuolo-Sampdoria 1-2, Specia-Atalanta 2-2, Torino-Verona 1-1, Leçe-Lacio 2-1, Roma-Bolonja 1-0, Kremoneze-Juventus 0-1, Fiorentina-Monza 1-1, Inter-Napoli 1-0, Udineze-Empoli 1-1.
Renditja: Napoli 41, Milani 36, Juventus 34, Inter 33, Lacio e Roma nga 30, Atalanta 28, Udineze 25, Torino 22, Fiorentina 20, Bolonja 19 etj.
Sfidanti.al