Donçiç do të jetë përballë Realit me Dallasin e tij

Sfida mes superfuqisë europiane dhe ekipit të madh të NBA-së do të jetë vjeshtën e ardhshme, ndërsa ekipet e basketbollit amerikan do të jenë në fazë përgatitore. Pronari i Dallas Maveriksave, Mark Kjuban (Cuban) deklaron se dëshiron të luajë një miqësore në Slloveni, dhe se është në plan një miqësore kundër Realit të Madridit. Kjo do të ndodhë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Euroliga kërkon që të bëhet e njohur në Lindjen e Mesme. Të ardhurat mund të rriteshin deri në 60 milionë euro në sezon për çdo ekip, madje parashikohet që të krijohet një superekip me bazë në Emiratet e Bashkuara, me yje nga Europa dhe një nga NBA-ja. Në këtë mënyrë, Luka Donçiç, që është udhëheqësi i Dallasit, do të ishte përballë Realit, ish-ekipit të tij në Europë.

Sfidanti.al