Prag Inter-Napoli, zikaltërit jepen lehtësisht favoritë!

Kompanitë e basteve i kanë bërë gati koeficientët dhe vendasit sipas tyre duhet të fitojnë, ose të paktën janë favoritë qoftë edhe lehtësisht. Luhet Inter-Napoli në 21:00, kryendeshja e javës së 16-t të Serisë A në “San Siro” dhe formacionet janë thuajse të përcaktuara. Interit i mungon vetëm Brozoviç i dëmtuar, ndërsa Lautaro Martinez është në balotazh me Xhekon, por duke qenë në dizavantazh. Kristjan Asllani pritet ta nisë nga stoli. Napoli ka vetëm Gaetanon me probleme fizike, ndërsa Amir Rrahmani lufton për një vend në formacion me Zhezusin.

Interi (3-5-2): Onana, Shkriniar, Açerbi, Bastoni, Damfris, Barela, Çalhanoglu, Mkitarian, Dimarko, Xheko, Lukaku.

Napoli (4-3-3): Meret, Di Lorenco, Kim, Huan Zhezus, Oliveira, Ndombele, Lobotka, Zielinski, Politano, Osimhen, Kvarackelia.

Sfidanti.al