Italia shpalos stemën e re, shpreson që t’i sjellë fat!

Federata e Futbollit e “Axurrëve” kishte lajmëruar që një muaj më parë se do të kishte një ndryshim. Kjo gjë u prezantua vetëm tani dhe kombëtarja e Italisë do të ketë në fanelë një stemë të re. Kampionët e Europës, njëkohësisht të turpëruarit e dy Botërorëve të fundit, do të mbajnë në gjoks “mburojën” me 4 yjet e kaltër, që simbolizojnë 4 titujt në Kupat e Botës, ndërsa në kornizë do të jenë fjalët ITALIA me të kaltër, inicialet e Federatës (FIGC) me shkronja të arta dhe tri ngjyrat e flamurit italian.

Sfidanti.al