Spaleti: Titullin nuk e kam fiksim, po mësoj të jem napolitan!

Trajneri i të kaltërve natyrisht që bën një “finte” për t’i shpëtuar një pyetjeje të vështirë. Padyshim që Luçiano Spaleti kërkon që ta fitojë “skudeton”, madje sfida është kaq e madhe saqë të merr mendjen e frymën, që të mahnit. Napoli është në krye të Serisë A dhe sot mund të hedhë një hap të fortë përpara drejt realizimit të një ëndrre që nuk arrihet që nga epoka e Maradonës. Në “San Siro” ndaj Interit e presin 90 minuta të së vërtetës, ndaj një ekipi tepër të fortë dhe të motivuar si ai zikaltër. “Titulli është fiksimi juaj, – u thotë ai gazetarëve, – unë dua që të bëj të lumtur këtë qytet. Po mësoj që të jem napolitan. Më pëlqen të jem nën presion, kështu mund të jap maksimumin. Jemi përgatitur shumë mirë gjatë Botërorit dhe do të bëjmë lojën tonë”. Napoli kryeson Serinë A me 41 pikë pas 15 javëve, ndërsa Interi ka 30.

Sfidanti.al