Rumenige “voton” që Bajerni të marrë Frederiko Kiezën

Deri tani ka qëndruar në heshtje. Por Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të ndryshojë stilin e tij në merkato. Megjithëse një nga klubet më të mëdhenj dhe më të pasur të botës, bavarezët besojnë se nuk janë shpenzimet e mëdha ato që sjellin suksesin në fushën e lojës. Pra, zërat e merkatos për emra si Kejn apo Osimhen, apo oferta me 100 milion euro janë vetëm thashetheme. Kjo konfirmohet nga Karl-Hainz Rumenige, legjenda e futbollit gjerman, që u kthye sërish në bordin drejtues të Bajëernit të Mynihut.

“Gaboni nëse mendoni se shpenzimi i një shume të madhe të ardhurash do të garantojë futbollistin e duhur në pozita sulmuese, – thotë “Kalle”, – Përkundrazi, ai lojtar duhet të vihet në funksion të ekipit. Ne ia dolëm në mënyrë të shkëlqyer në periudhën kur kishim në skuadër Mario Mandzukiç. Ai mbulonte shumë role, tregues se ishte i aftë të sakrifikonte për ekipin”.

Gjithsesi, Rumenige ka zbuluar profilin dhe ndoshta edhe emrin e objektivit të kampionëve gjermanë në merkaton e verës. “Frederiko Kieza dihet që është ndër të preferuarit e mi, – deklaroi legjenda bavareze, – Mënyra se si vallëzon me topin, shpërndarja e lojës dhe krijimi i rasteve për shokët e ekipit i plotëson të gjitha kreditet për t’u cilësuar si i jashtëzakonshëm” Mediat italiane zbulojnë se Bajern Mynih është gati të propozojë ofertën e parë për Frederiko Kiezën. Bëhet fjalë për 50 milion euro, që mund ta bindin Juventus të heqë dorë nga futbollisti italian.

Sfidanti.al