Mesi sërish do të marrë miliona nga Arabia Saudite!

Si ndodh kështu, ndërsa hodhi poshtë mundësinë për të shkuar tek Al Hilali, që i ofronte ndoshta 400 milionë euro në sezon? Gjithsesi, është e vërtetë që Lionel Mesi do të ketë përfitime nga Arabia Saudite. Superylli argjentinas, që ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në SHBA me Interin e Majemit, do të jetë “ambasador” për turizmin saudit. Nuk është një punë me kohë të plotë, pasi Mesi thjesht do të marrë pjesë në disa video reklama për turizmin në vendin e Lindjes së Mesme. Ky impenjim do t’i sigurojë 22.5 milionë euro në 3 vjet.

Sfidanti.al