Nga Ruben Neves tek Brozoviç, Arabia Saudite nuk ndalet!

Për futbollistin që luan në Premier Ligë me Uolvesin, do të jepen 55 milionë euro. Kjo jo si rrogë, por si pagesë për kartonin, dhe mediat europiane komentojnë se flitet për një “ofensivë” të re nga Arabia Saudite. Deri tani, sheikët kishin shpenzuar për rroga të larta, por për lojtarë në moshë 35 vjeç e lart, dhe me parametër zero. Ruben Neves është ndryshe, ndërsa do të marrë 25 milionë euro në sezon si rrogë. Ndërkaq, një ofertë bëhet për Marcel Brozoviçin dhe kroatin e Interit e kërkon Al Nasri, klubi i Kristiano Ronaldos. Nuk dihet sesa do të japin sauditët, por Interit i duhen paratë për të marrë Fratezin që kushton të paktën 35 milionë euro.

Sfidanti.al