Veterania amerikane tashmë luan shumë rrallë dhe shpesh për shfaqje. Gjithsesi, kjo sfidë në fushë me bar në Angli ishte “prej vërteti” duke mundur në Birmingam italianen elegante, Kamila Xhorxhi 2-1. U deshën 3 orë e 17 minuta, që 43-vjeçarja papritur nuk i ndjeu, ndërsa pati shërbim edhe deri 180-200 km në orë. Rezultati ishte 7-6, 4-6 e 7-6. Kjo ishte fitorja e saj më e mirë në 4 vitet e fundit.
Sfidanti.al