Me Moldavinë me 100 km/ orë, me Faroet..kujdes nga shpejtësia!

Po në Ishujt Faroe me çfarë shpejtësie do të luajë Kombëtarja sot në mbrëmje? Sepse para dhe pas ndeshjes me Moldavinë, trajneri Silvinjo dhe Hysaj me shokë, besonin dhe e “realizuan” ëndërrën se do ta luanin ndeshjen me 100 km në orë! As 90 km në orë, por as 110, km në orë, por vetëm 100 km në orë! S’e kishim dëgjuar ndonjëherë këtë premtin, ndoshta do ta luanin ndeshjen me këtë marsh shpejtësie për të nderuar edhe kryeministrin Rama në stadium…

Për ndeshjen me Ishujt Faroe akoma nuk po del shpejtësia mesatare për ndeshjen ..lilipute. Pale kur thuhet plot seriozitet se nëse me Moldavinë ishte një “finale”, kjo me Faroet qënka ..finale mbi finalet. Mirë që i kurdisim vetes një fat të keq me të voglat, por Kombëtarja jonë e mësuar në një fushë “magjike” si ajo e Air Albanias, nuk ndihet komode që do të luajë në një fushë me bar sintetik…

Pas ndeshjes me Moldavinë, presidenti i lashtë, Duka, lëvdoi qeverinë sikur i kishte bërë ajo golat dhe jo Asani dhe Bajrami. Na kanë dhënë shpresë këtë herë,se po fituam me këta Ishujt e largët, merita nuk do të ngjitet lart, por do të zbresë poshtë..tek futbollistët!

Sfidanti.al