Kur Anglia luan kështu, është një ekip i frikshëm

Yjet e Premier Ligës i morën më në fund pushimet, ndërsa sezoni u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. Kombëtarja e “tre luanëve” mposhti 7-0 Maqedoninë e Veriut në “Old Traford” të Mançesterit ku lojtari më i dalluar ishte një i ardhur nga Londra, Bukajo Saka. Ish-mbrojtësi i kthyer në lojtar ofensiv shënoi 3 gola, dhe tifozët e Arsenalit padyshim që janë krenarë për të. Dy rrjeta u realizuan nga kapiteni Harri Kejn, dhe po ashtu nga një nga Markush Rashford (djali i shtëpisë) dhe Kalvin Filips i rivalëve të Sitit. Kur Anglia luan kështu, padyshim që është e frikshme e ndoshta Shqipëria duhet ta quajë veten me fat që në “Uembli” u mund “vetëm” 0-5. Ky sukses ndaj Maqedonisë së Veriut ishte për eliminatoret e Europianit.

Sfidanti.al