Lukaku merr shiritin tek Belgjika, por rebelohet Kurtua

Portieri nuk u paraqit siç e kishte për detyrë në kombëtare, ndërsa përfaqësuesja e “djajve të kuq” është në telashe. Tibo Kurtua, siç raportojnë mediat, ka mbetur tepër i pakënaqur me vendimin e trajnerit Domeniko Tedesko. Ylli i Realit të Madridit nuk u paraqit në hotel të dielën, siç duhej të bënte, sepse në ndeshjen e Belgjikës ndaj Austrisë shiritin e kapitenit e mori Romelu Lukaku, dhe jo ai. Tedesko kishte parashikuar që Kurtua të ishte kapiten këtë të martë ndaj Estonisë, por tashmë nuk besohet se ai do të jetë në fushë. Kapiten i Belgjikës është Kevin De Brujne, që për momentin është i dëmtuar.

Sfidanti.al