Rroftë Ronaldo edhe pa gola, Dibala është zhdukur nga ..fusha!

Sulmuesin argjentinas, Paulo Dibala, shumëkush e lidhi me klube të mëdhenj evropianë, por, në fund, ai vendosi që të qëndrojë te Juventusi. Kur Kristiano Ronaldo nënshkroi me “Zonjën e vjetër”, u bë e qartë se një nga sulmuesit e saj do të duhet që të ikte dhe, në fund, ai ishte Gonzales Iguaini që shkoi te Milani.
Sifoqoftë, Dibala, sikurse shkruan media italiane, nuk është i kënaqur me rolin që po luan te Juvja, qëkur ka ardhur Ronaldo.Futbollisti argjentinas besonte se ai do të luante në sulm me asin portugez, por, tani për tani, trajneri Masimo Alegri më shumë po i beson Mario Manxhukuçit.
Thuhet se Dibala ka shprehur pakënaqëinë e vet, madje ka kërkuar që të largohet janarin e ardhshëm. Dibala, ditën e fundit të sezonit veror të transferimeve, sikurse thuhet, ka pasur një ofertë nga Reali i Madridit, por ai vendosiqë të qëndroi në Torino.
Sfidanti.al