Ish-kapiteni i Çelsit dhe i përfaqësueses angleze, së fundmi, edhe i Aston Vilës, Xhon Teri, kaloi kontrollet mjekësore, ndërsa pritet që, së shpejti, të nënshkrujajë dhe të promovohet edhe zyrtarisht si futbollist i ri i klubit rus, Spartak i Moskës.
Pritet që Xhon Teri të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare. Futbollisti anglez 37-vjeçar, sezonin e kaluar, luajti me Aston Vilën, ndërsa te Spartaku ai do të zëvendësojë Samuel Zhigon e dëmtuar.
Sfidanti.al