E merion apo s’e meriton, Tifozët e Çelsit e kanë marrë inat Kurtuan

Portieri i përfaqësueses belge, Tibo Kurtua, ka disa kohë që është gjendur në tabelën e qitjes së kritikave të tifozëve të Çelsit,për shkak të komenteve që ai ka bërë në kurriz të ish-klubit të tij londinez. Kurtua, gjatë verës, u largua nga “blutë” e Londrës dhe u bashkua me Realin e Madridit, ndërkohë që sapo mbërriti në “Santago Bernabe”, ai deklaroi se “klubi mbretëror” në tëgjitha drejtimet e kalon Çelsin, duke i zemëruar mjaft tifozët. Në këto kushte, portieri belg u prononcua edhe një herë tjetër që ta qetësojë sado pak situatën:
“Me të vërtetë, mua më vjen keq, midis të tjerave, edhe sepse tifozët nuk e dinë të gjithë të vërtetën. Unë që në mars vendosa që të largohesha nga Londra dhe Çelsi e pranoi menjëherë kërkesën time. Unë nuk doja që të flisja para kohe, por, sidoqoftë, kryesia e Çelsit nuk bëri përpjekje që të më mbante”, deklaroi Kurtua.
Sfidanti.al