Të gjithë duan që ta shohin Rozher Federerin dhe ata ishin gati që të paguanin për këtë, por, kur ai nuk luan, tabloja ndryshon. Australiani Xhon Milman e befasoi opinionin publik, kur në 1/8 e finaleve të US Openit ai mundi 3-1 Federerin, duke e dërguar këtë të fundit në shtëpi.
Por, sidoqoftë, humbja e Federerit ka ndikuar në mënyrë drastike te të ardhurat e US Openit. Çmimet e biletave të ndeshjes, të mërkurën, në terminin e mbrëmjes, ranë 75 për qind, pra nga 262 dollarë në vetëm 61 dollarë!
Sfidanti.al