Frenoi kundershtarin; Skuadra Snipers perjashton pilotin Fenati

Romano Fenati diten e diel u be protagonist i nje gjesti te cmendur gjatr gares se San Marinos ne kategorine Moto2 te MotoGP. Ne nje moment te gares kur shpejtesia e motorit ishte 250 km/h, piloti italian shtypi frenat e rivalit te tij Manzi dhe komisaret e gares valviten flamurin e zi nderkohe qe pilotin e skualifikuan me 2 gara, pervec asaj te San Marinos.

Por ndeshkimin me te rende ne drejtim te pilotit e mori skuadra e tij, Marinelli Snipers qe e perjashtoi ate nga te gjitha garat.

‘Marinelli Sniper ben te ditur zgjidhjen e kontrates me Fenatin-lexohet ne komunikaten e skuadres-gjesti i tij ishte antisportiv, i rrezikshem dhe i demshem per imazhin  e te gjitheve. Ai gjest vendosi ne rrezik jeten e nje piloti tjeter dhe nuk mund te shfajesohet ne asnje menyre’.

Sfidanti.al