Ronaldo “bisha”  që kafshon portën,  në 900 ndeshje 647 gola

Fituesi i pesëfishtë i Topit të artë”, Kristiano Ronaldo, luajti ndeshjen e tij të 900-të në karrierën e tij profesioniste. Ylli i Realit e shënoi jubileun e tij me dy gola dhe me një lojë fantastike në ndeshjen miqësore të Portugalisë me Egjiptin, duke i shënuar golat në minutat e 93-të dhe të 96, duke e përmbysur rezultatin që deri atëkohë ishte 1-0 në favor të egjiptianëve, me gol të shënuar nga Mohamed Salah, dhe duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të vet. Në këtë mënyrë, Ronaldo, tanimë, ka 647 gola në “bagazhin” e tij gjatë karrierës së tij si futbollist.

Më 900 ndeshjet që ai ka zhvilluar, Ronaldo më shumë ka luajtur me Realin – 429, ndërsa me Mançester Junajtidin – 292, Portugalinë – 148 dhe Sportingun e Lisbonës – 31. Po ashtu, Ronaldo është golashënuesi nr.1 në historinë e klubit “mbretëror” me 443 gola, ndërkohë që me ekipin përfaqësues ai ka shënuar 81 gola. Që nga fillimi i këtij viti, ky futbollist portugez ka shënuar 23 gola për Realin.

Sfidanti.al