Zlatan Ibrahimoviç ende nuk e ka nisur aventuren e tij ne SHBA, por gjithsesi ai eshte kthyer ne nje çeshtje. Behet fjale per perfaqesuesen suedeze e cila eshte pjesemarrese ne Boterorin e Rusise qe nis ne 14 qershor. Ne intervisten e pare te dhene ne Kaliforni, sulmuesi 36 vjeçar perfshiu edhe Kombetaren e vendit te tij. ‘A jam ketu per Kombetaren? Portat per mua jane te hapura, po te dua shkoj-tha Ibrahimovic nder te tjerat-me marrin vazhdimisht ne telefon, nese do te jem mire do te shkoj ne Boteror ne rast te kundert jo’.
Nje deklarate kjo qe duket se nuk eshte pelqyer ne Suedi ku shperthyen menjehere polemikat qe detyruan trajnerin Anderson te marre nje pozicion dhe te ngreje nje lloj muri mes skuadres se Suedise dhe Ibres.
‘Zlatan u terhoq nga kombetarja ne 2016, nese ai ka ndryshuar mendje te me telefonoje, nuk jam une ai qe i telefonoj-tha trajneri i perfaqesueses suedeze.
Por polemikat e shperthyera kane bezdisur jashte mase tifozet ne vendin skandinav. Keta te fundit ne portale te ndryshme kane lene te kuptohet se jane te lodhur qe flitet gjithnje per Ibrahimovic. Sipas tyre vemendja duhet te perqendrohet te lojtaret aktuale te perfaqesueses dhe askush te mos mendoje per te kaluar.
Sfidanti.al