Robert Levandovski eshte vene serish ne qender te zerave te merkatos se transferimeve qe e shohin ate drejt skuadres se Realit te Madridit. Se fundi keto zera jane shtuar akoma me shume edhe per shkak se futbollisti ditet e fundit ka nderruar agjent. Ai qe mendoi t’u kunderpergjigjej ketyre zerave ishte Drejtori Ekzekutiv i Bajernit, Karl Hajnx Rumenige nepermjet nje interviste per revisten gjermane ‘Kicker’.
‘Dihet qe me pelqejne bastet-tha Rumenige-keshtu qe ve bast se Levandovski do te qendroje te Bajerni’.
Rumenige kujtoi gjithashtu nje histori qe ka te beje me Frank Riberi perpara 10 viteve kur Çelsi tentoi te merrte francezin. ‘E mendoj shpesh rastin e Riberi-vijoi Rumenige-duke marre parasysh çmimet e asaj kohe te lojtareve morem nje oferte te çmendur per te’. Blute i ofruan Bajernit pak a shume 80 milione Euro per Riberi, oferte qe u refuzua ne menyre kategorike nga klubi bavarez. ‘Qe nga ajo dite e gjithe bota e kuptoi se askush nuk mund te marre futbolliste te Bajernit pa deshiren e klubit-perfundoi intervisten e tij Karl Hajnz Rumenige.
Sfidanti.al