Roma mbetet kampionia e vendit të dytë, 3 gola në Palermo

Seria A do të ishte shumë më interesante nëse nuk do të ishte Juventusi, por edhe sikur gjyqtarët të ishin pak më të ekuilibruar. Pas krahëve të vendit të parë zhvillohet një kampionat i shkëlqyer, në të cilin këtë javë nuk munguan as golat. Të fundit i shënoi Roma, madje tri herë në stadiumin “Barbera” të Palermos duke mposhtur thellë siçilianët vendas. Gjithsesi, për të qenë plotësisht të ndershëm, duhet theksuar se palermitanëve iu anulua pa të drejtë një gol kur rezultati ishte 0-0.

Për skuadrën e Luçiano Spaletit, që mbeti e dyta, shënuan El Sharaui, Xheko dhe Peres dhe kryeqytetasit u ngjitën në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë sesa Napoli i vendit të tretë, me Interi që është shumë larg, 8 pikë prapa. Juventusi, ndërkaq, është 8 pikë përpara duke luajtur kampionatin e tij.

Sfidanti.al