Kampioni i botës e paska zakon që të mendohet shumë përpara sesa të vendosë. Ish-shefi i transferimeve të Paris SG, Luis Ferrer, kujton sot sesa e vështirë ishte të bindje Kilian Mbapenë që të pranonte ofertën e parizienëve. “Prit shumë gjatë, – tha Ferreri, – nuk ishte e lehtë. Klubi mendonte se blerja nuk do të realizohej për shkak të “Lojës së Ndershme Financiare”. Më në fund, krijuam një lidhje besimi me familjen e Mbapesë”. Ferrer thotë se nuk qe e lehtë të shmangej kalimi i Kilianit tek Reali, sidomos sepse ishte i përzier superagjenti Zhorge Mendes. Vendimtar ishte premtimi i trajnerit Unai Emeri që Mbape do të luante gjithnjë titullar, dhe fakti se ai e regjistroi në Champions në kohën e duhur. Emeri e mbajti fjalën, ndërsa Mbape nuk u bind për rrogën sesa për faktin se dëshironte të luante, ndërsa tek Reali ishte treshja BBC (Bejl-Benzema-Kristiano Ronaldo). Edhe tani po përsëritet e njëjta situatë, dhe PSG shpreson që Mbape të rinovojë, por ai po pret. Flitet se dëshiron të shkojë tek Reali, por ndoshta do të mendohet mirë përpara sesa të vendosë.
Sfidanti.al