Në shtëpinë e skuadrës së vendit të parafundit, West Bromwich me objektivin për të besuar në kualifikimin e Ligës së Kampioneve, Liverpool mund të fitonte në cfarëdo lloj mënyre, por The Reds ‘preferuan’ ta marrin këtë sukses në sekondën e fundit me golin e një portieri 2-1.
Por Liverpooli e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, ndërkohë që West Bromwich nuk zbriti në fushë thjesht për të vrapuar edhe pse ka rënë tashmë në Championship. Pas 15 minutash lojë, skuadra e Jurgen Klopp, në fakt u ndëshkua nga vendosja gabim e mbrojtjes që favorizoi Robson-Kanu i cili vetëm për vetëm përballë Alisson dërgoi topin në rrjetë.
Në këtë pikë situata për Liverpoolin u bë e komplikuar me The Reds që goditën shtyllën me Firminon e më pas në minutën e 33 gjetën golin e barazimit pas një aksioni të gjatë me Salah. Në pjesën e dytë u anulua një gol i Mane për Liverpool për pozicion jashtë loje të këtij të fuindit, e njëjta gjë i ndodhi edhe Bartley por rasti i tij ishte më i dyshimtë. Minutat kalonin dhe Liverpool kërkoi me ngulm golin e fitores që e gjeti në minutën e 95 nëgoditjen e fundit të këndit me portierin Alisson që dërgoi në rrjetë një top të goditur me kokë për t’I dhënë fitoren 2-1 Liverpoolit që tani është 1 pikë prapa Chelsea
Sfidanti.al