La Liga, Barcelona matematikisht jashtë loje, titulli diskutohet mes Atletico dhe Real Madrid

Liga spanjolle e këtij sezoni rezultoi vërtet e cmendur dhe skuadra kampione do të mësohet vetëm në javën e fundit. Tashmë gara është vetëm mes 2 skuadrave Atletico dhe Reali I Madridit, pasi Barcelona tani është jashtë loje edhe matematikisht pas humbjes së pësuar në Camp Nou nga Celta Vigo 2-1.

Atletico Madrid fitoi ndeshjen e tij me Osasunën në Ëanda Metropolitano, por ishte një sukses i djersitur shumë pasi Los Colchoneros u deshën të fitonin me përmbysje këtë sfidë. Gjithcka ndodhi në 15 minutat e fundit të sfidës që ishin ato me adrenalinën më të lartë kur Osasuna shënoi golin e avantazhit me Budimir. Por pas 7 minutash Atletico Madrid barazoi me Renan Lodin, ndërkohë që heronjtë për skuadrën e Diego Pablo Simeones u bënë Luis Suarez dhe Jan Oblak. Sulmuesi uruguajan shënoi golin e avantazhit 2-1 për Atleticon, ndërsa Oblak e mbrojti këtë avantazh duke bërë pritje në minutat e fundit ndaj futbollistëve të Osasunës. Me këtë fitore, Atletico ruan kryesimin me 2 pikë kundrejt Realit të Madridit që fitoi në San Mames ndaj Athletic Bilbaos 1-0, duke qenë padron i fatit të tij përsa i përket cështjes së titullit

Sfidanti.al