Rexhbeçaj dhe Rashica, yjet e ekipeve “me shpatulla pas murit”!

I pari është mesfushor dhe luajti sezonin që sapo u mbyll në radhët e Këlnit, ndërsa i dyti është sulmues dhe ishte me Verderin. Elvis Rexhbeçaj ishte i dhënë hua nga Volfsburgu, duke shkëlqyer për “ekipin e dhive” siç njihet Këlni në Bundesligë. Milot Rashica, ndërkaq, zhvilloi edicionin e fundit në Bremen sipas të gjitha gjasave. Media bavareze “bavarianfootballëorks.com” nxorri një formacion-bazë të ekipeve të gjysmës së poshtme të kampionatit gjerman, konkretisht të Bilefeldit, Këlnit, Verderit, Hertës, Augsburgut dhe Shalkes. Kjo media gjermane e quan këtë “formacioni i ekipeve që ishin me shpatulla pas murit”. Ndër lojtarët që morën më shumë vota dhe që u bënë pjesë e Ekipit të Vitit ishin edhe Elvis Rexhbeçaj dhe Milot Rashica. i pari është 23 vjeç dhe shënoi 7 gola këtë edicion, plus dha 2 asistë. Ai mbijetoi në Bundesligë me Këlnin pas plej ofit, por tashmë do të kthehet tek Volfsburgu. Rashica ishte i dëmtuar, duke luajtur vetëm gjysmën e kohës dhe shënoi 3 gola e shërbeu 5 asistë. Ai do të largohet nga Verderi, ndërsa ekipi i tij ra nga kategoria pas 40 vjetësh.

Sfidanti.al