Rozher Federer, kur një 40-vjeçar kërkon titullin në Paris

Do ta ketë shumë të vështirë ta marrë, pasi ia ka dalë vetëm në 2009, ndërsa Grand Slemin e fundit e ka fituar në 2018 në Australian Open. Për më tepër, Rozher Federer mbush 40 vjeç në gusht dhe mosha ia bën edhe më problematike arritjen e triumfit në “Rolan Garosin” që është shtëpia e Rafael Nadalit. Gjithsesi, legjenda zvicerane vazhdon të mbahet në këmbë, edhe pse iu desh një betejë e fortë për të hyrë në 16 më të mirët.

Gjermani Dominik Këpfer u kalua 3-1 me sete, por me rezultatin e tyre, 7-6, 6-7, 7-6, 7-5. U deshën 3 orë e 39 minuta në fushë, diçka që mund të ndikojë rëndshëm fizikisht tek një 40-vjeçar, qoftë edhe shumë të talentuar si Federeri. Kampioni në fuqi, Nadal, mundi 3-0 britanikun Norri (6-3, 6-3, 6-3), ndërsa rivali I tij më I madh, Novak Gjokoviç kaloi lehtë lituanezin Berankis po 3-0 (6-1, 6-4, 6-1). Në 7 qershor, Federer duhet të ndeshet me italianin Berretini, Nadali me italianin tjetër Siner, dhe Gjokoviç gjithashtu me një italian, Muzetin. Gjithsesi, Federer u shpreh në konferencë për shtyp pas ndeshjes se mund të tërhiqet nga “Rolan Garosi” për shkak të shqetësimeve në gju, për t’u përgatitur për turneun e tij të preferuar, Uimbëlldonin.

Sfidanti.al