Ndeshja në Kardif mund të ishte e mërzitshme, por pati një moment që e bëri Uells-Shqipëri që të kishtë vëmendjen mediatike. Kjo, jo për ndonjë aksion apo gol, por për një çast për të qeshur, kur fati e desh që lojtari vendas, Ris Norrington-Dejvis të “rrëzonte dy gurë me një të shtyrë”. Futbollisti me numrin 17 shtyu sulmuesin kuqezi, Rej Manaj, i cili u përplas me trajnerin Edi Reja në vijën anësore. Mediat në Europë (në foto, faksimile e “Deili Meilit”) theksuan faktin se Reja është 75-vjeçar dhe se rrëzimi i një njeriu në moshë të tillë nuk është aspak diçka për të qeshur. Gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë uellsianin dhe për fat të mirë nuk pati pasoja për italianin tonë, ashtu siç nuk pati problem një dëmtim i lojtarit të Juventusit, Aron Ramsej për Uellsin.
Sfidanti.al