Llogariten rrogat dhe vlera e kartonëve, duke mbërritur në këtë përfundim. Reali shpreson të largojë këtë verë plot 8 lojtarë nga skuadra për të ulur kostot dhe për të siguruar fondet për marrjen e Kilian Mbapesë nga Paris SG. Ndër ta janë Garet Bejl, ende tek Totenhemi, që mund të pranohet të largohet edhe fare lirë, mjaft që klubi të shpëtojë nga rroga e tij 30 milionë euro në vit (bashkë me taksat 50 për qind). Rafael Varan shpresohet të krijojë 70 milionë euro nga kartoni dhe 12 milionë euro nga rroga, Odriozola nuk vlen sot më shumë se 10 milionë, ndërsa rroga bruto shkon në 7 milionë euro. Isko gjithashtu është në plan për të ikur, për 20 milionë euro apo më shumë, ndërsa rroga shkon në 14 milionë euro. Mariano i ka këto shifra në 10 milionë euro kartoni dhe 9 milionë euro rroga. Braziliani Marselo mund të mos sjellë fitime nga kartoni që vlen 10 milionë, por nga rroga 16 milionë. Së fundi, Joviç që u mor për 60 milionë euro dhe sot kartoni i vlen 20, e rroga është 10 milionë, si dhe Sebajos që ka vlerë kartoni 30 milionë euro.
Sfidanti.al