Arsenal, pronarët janë kontestuar, themeluesi i Spotify dëshiron blerjen e klubit

Miliarderi suedez Daniel Ek është gati që të bëjë një ofertë publike për blerjen e Arsenalit me ndihmën e 3 legjendave të Topcinjve; Thierry Henry, Dennis Bergkamp dhe Patrick Vieira. Sipas asaj që publikon Sky Sports UK, bashkëthemeluesi i platformës streaming të muzikës, Spotify  iu kërkoi këtyre 3legjendave ta ndihmojnë për blerjen e klubit nga pronari aktual Stan Kroenke

Për herë të parë Ek, e shfaqi interesin e tij për blerjen e Arsenalit javën e kaluar pas protestës së zhvilluar nga tifozët e Topcinjve në ambientet jashtë Emirates Stadium pikërisht kundër Kroenkes dhe përfshirjes së tij në projektin e dështuar Super League. Ek ka një pasuri të vlerësuar 4.7 miliardë Euro nga Forbes dhe është shpallur njeriu me më shumë ndikim në botën e muzikës nga revista amerikane Billboard në vitin 2017.

Sipas medias britanike, nëse themeluesi i Spotify do të mund të blejë klubin e Arsenalit, Henry, Bergkamp dhe Vieira do të mbulojnë role kryesore në klub në të ardhmen

Sfidanti.al