Mbape mëson spanjisht dhe anglisht, pyet për La Ligën dhe Premierin

Ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, por është e qartë se i pëlqen të provojë diçka të re. Kilian Mbape është në një udhëkryq, dhe trajneri i tij, Maurisio Poçetino, thotë se sulmuesi është shumë kurioz dhe e pyet vazhdimisht për Anglinë dhe Spanjën, aty ku Poçetino ka qenë trajner dhe lojtar. Po ashtu, tekniku argjentinas thotë se Mbape ka nisur të përdorë shprehje në spanjisht dhe në anglisht, pra po përpiqet që t’i mësojë gjuhët. “Mbape më thotë se dëshiron më shumë që të flasë anglisht me mua sesa frengjisht”, – thotë Poçetino, që e vlerëson për talentin dhe pjekurinë edhe pse 22 vjeç. Reali e Liverpuli e duan Mbapenë, ndërsa ai ka kontratë me Paris SG deri në 2022.

Sfidanti.al