Diferenca padyshim është tek mosha, sepse përsa i përket kontributit, brazilianit duhet t’i ngrihet ndonjë monument. Gjithsesi, vendimet e Realit lidhur me Kasemiron dhe Valverden ishin të ndryshme këtë verë. Nëse mesfushori 30-vjeçar u lejua të largohej për tek Mançester Junajtidi kundrejt 70 milionë eurove që mund të shkojnë në 85, futbollisti nga Uruguaji u mbajt në “Bernabeu”. Mediat spanjolle njoftojnë se klubet e Premier Ligës angleze ofruan deri në 90 milionë euro për kartonin e Valverdes, por Reali e cilësoi “Feden” si të pashitshëm. Ndikon mosha e re 23-vjeçare dhe kontrata deri në 2027, ndërsa klauzola prej 1 miliardë eurosh është më shumë për spektakël.
Sfidanti.al